Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Kanye West do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
September 09
16:03 2018

Të shtunën Kanye West postoi në rrjetin e tij të preferuar social numrin 2024 dhe të gjithë menduan të njejtën gjë. Mesa duket ai do të kandidojë seriozisht për president, por jo në vitin 2020 si kishte deklaruar më parë por në vitin 2024 kur dy mandatet e mundshme të Trump mbarojnë.


Reperi 41 vjecar nuk ka thënë asngjë gjë në lidhje me aludimet që janë bërë pas postimit në Twitter por kandidimi i tij si kreu i Shtëpisë së Bardhë në 2024 nuk është thjesht një fantazi e njerëzve. Ka qenë miku i tij prej shumë vitesh, këngëtari John Legend i cili ka konfirmuar në një intervistë faktin se Kanye e ka seriozisht për kandidimin.

Dyshja e këngëtarëve që kohët e fundit në fakt kanë pasur disa probleme me njëri tjetrin, sidomos pasi West shprehu pëlqimin e tij për preisdencën e Donald Trump, mbeten ende miq. E mesa duket në disa nga bisedat që kanë pasur Kanye e ka pranuar disa herë që do seriozisht të hyjë në garën për president të Amerikës. Nuk e dimë sa reale është kjo, pra a është numri 2024 në të vërtetë viti në të cilin producenti kontrovers do i futet politikës apo është thjesht një nga postimet e tij të shpeshta me dy kuptime. Sido që të jetë do ishim vërtetë kuriozë  të shihnim Kanyen si president teksa shkon në një takim me liderët botëror i veshur me shapka dhe këmishë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje