Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanë një vit që janë divorcuar por aktorët e njohur ende janë të detyruar të jetojnë afër njëri tjetrit

Kanë një vit që janë divorcuar por aktorët e njohur ende janë të detyruar të jetojnë afër njëri tjetrit
November 09
20:24 2018

Chris Pratt dhe Anna Faris kanë më shumë se një vit që janë divorcuar, por sërish atyre i duhet të jetojnë shumë afër njëri-tjetrit.

Për këtë ata kanë rënë dakord me njëri-tjetrin, edhe ligjërisht, për shkak se djali që kanë nga martesa mbetet prioriteteti i tyre numër 1.

Mediat në Hollywood kanë zbuluar se çfarë thonë letrat e tyre të divorcit, veçanërisht se si ata e kanë ndarë kujdestarinë e djalit. Ata kanë arritur një marrëveshje që të kenë kujdestari të përbashkët, qoftë legale dhe fizike, dhe mbi të gjitha, për të mirën e tij kanë vendosur që shtëpitë të mos i kenë më larg se 8 km nga njëri-tjetri. Në këtë mënyrë djali i tyre 5 vjeçar, të paktën derisa të arrijë klasën e 6-të, do t’i ketë të dy prindërit afër dhe mund t’i shohë sa herë që ai dëshiron.

Ndër të tjera letrat e divorcit gjithashtu tregojnë se ata do të hapin një llogari bankare të përbashkët për djalin dhe do të ndajnë çdo shpenzim të tijin, ndërkohë do të jenë të përfshirë njësoj në çdo aktivitet shkollor apo jo shkollor që ai merr pjesë dhe asnjë vendim nuk do të merret në qoftë se nuk ka pëlqim mes tyre.

Duhet thënë që divorci mes Anna-s dhe Chris është një nga ndarjet ligjore më të paqta që kanë ndodhur ndonjëherë në Hollywood. Pas 8 vitesh në martesë ata kuptuan që diferencat mes tyre ishin të mëdha dhe nuk mund ta vazhdonin më këtë lidhje, por që kur e kanë shpallur divorcin ata ende shihen duke frekuentuar të njejtat vende ose nën shoqërinë e njëri-tjetrit, sigurisht bashkë me djalin. Madje ata kanë uruar njëri-tjetrin dhe publikisht për lidhjet e reja romantike në të cilat janë përfshirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje