Blitz

 Breaking News

Kanë 12 fëmijë, historia e rrallë e çiftit në Lezhë

Kanë 12 fëmijë, historia e rrallë e çiftit në Lezhë
February 20
19:21 2020

Sonte në emisionin “Vizioni i pasdites” në Vizion Plus ishin të ftuar një familje italiane e cila prej 15 vitesh jetojnë në Shqipëri.

Çifti Rafaele dhe Francesca Fiori, janë prindër të 12 fëmijëve. Ata janë një çift misionarësh nga kisha katolike dhe si të tillë janë zhvendosu në qyetetin e Lezhës 15 vite më parë. Kur erdhën nga Italia, cifti ishte me 5-së fëmijë e ndërsa 7 prej tyre kanë lindur në Shqipëri dhe tashmë janë bërë edhe gjyshër.

Megjithatë 12 fëmijë për familjen Fiori nuk janë asnjëherë shumë, ata shprehen se do të mirëprisnin edhe të tjerë.

“Sfida është një sfidë e madhe, por është edhe një dhuratë e madhe që vjen nga Zoti. Jeta është gjithmonë një dhuratë dhe fakti që ne jemi familje misionarë, është pikërisht për të dëshmuar që jeta është një gjë e bukur.Ne si katolikë, si besimtarë pranojmë të gjithë fëmijët që Zoti ka për ne” , ka delraruar Rafaelo, babai i 12 fëmijëve.

E ndërsa për shumicën 12 fëmijë janë diçka anormale, për Francescan ndodh e kundërta.

“Tani jo, jam mësuar sepse fëmijët kanë ardhur një nga një nuk kanë ardhur të 12-të për një ditë. Familja rritet bashkë dhe adaptohet situata.Sinqerisht, një muaj më përpara isha unë, Rafaelo dhe fëmija i vogël na dukej krejt e çuditshme, krejt absurde dhe kam thënë sa keq kjo situata që jemi vetëm tre veta rreth tavolinës. Fëmijët e tjerë kishin ardhur në Tiranë për festën e Krishtlindjes dhe për ne është normale në mënyrën si jemi . Normalisht që është një punë, në mëngjës zgjohemi herët shkojnë në shkollë të gjithë fëmijët përveç të voglit që është dy vjec. Pastaj vijnë të gjithë për drekë e më pas pasdite kanë aktivitete të ndryshme jashtë shtëpie, kurse unë bëj taksisten që i shoqëroj sepse kemi shtëpi me qera jashtë qytetit”, ka deklaruar Francesca, nëna e 12 fëmijëve.

Share