Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Kampioni dhe modeli im në jetë”- si rrallë herë Tuna publikon foto me të atin

“Kampioni dhe modeli im në jetë”- si rrallë herë Tuna publikon foto me të atin
May 14
17:25 2019

Instagrami i Tunës këto kohë ka qenë i mbushur me foto të bëra në festën e ditëlindjes së djalit të saj. Tian bëri dy vjeç disa ditë më parë dhe u shfaq i lumtur me prindërit dhe familjen e tij në festën e ditëlindjes:

Por përveç çasteve ku Tuna, Patrisi dhe Tian pozojnë së bashku, këngëtarja ka zgjedhur të postojë një tjetër foto nga kjo festë, pikërisht me babin e saj, gjë që në fakt e bën shumë rrallë. Fillimisht ajo hodhi këtë foto në feed-in e saj, ku shkruan përbri: “Demi im i preferuar”, duke na zbulaur kështu dhe shenjën e horoskopit të të atit. Në fakt që është dem mund ta shohim dhe nga shikimi që ka.

Të njejtën foto Tuna e ka postuar dhe në story para pak orësh, por kësaj rradhe shkruan për babain: “Kampioni dhe modeli im në jetë, që në fillimiet e mia”. Në fakt, Shaban Sejdiu është vërtetë një kampion, pasi për ju që nuk e dini është një nga legjendat e sporttit të mundjes dhe fitues olimpik në këtë sport.

Gjithashtu ajo që vihet re në këtë foto, është dhe ngjashmëria shumë e madhe e Tunës me babain, sidomos në pjesën e syve, në shprehinë e fytytrës dhe në mimikë. Fiks “bëmë baba të të ngjaj”. /Blitz.al/

Share