Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kamera e fshehtë, Rudina Dembacaj “zbulon” se bashkëshorti e tradhton me kolegen e saj

Kamera e fshehtë, Rudina Dembacaj “zbulon” se bashkëshorti e tradhton me kolegen e saj
January 02
19:12 2018

Besojmë se shumë prej jush e mbajnë mend kohën kur në Top Channel trasmetohej programi  “Kjo ishte lojë” një program i cili u bënte kamera të fshehta personazheve të njohur. Shumë emra tv njohur të ekranit shqiptar ranë në grackat e historive të trilluara derisa në fund me siguri ishin shumë të lumtur që bëhej fjalë vetëm për një lojë. Një situatë e njëjtë si ajo e Zamira Kitës vite më parë ku një grua e panjohur i tregoi se kishte një lidhje me bashkashortine e saj, i ka ndodhur edhe Rudina Dembacajt.

Stafi i emisionit ‘Why Not’ kishte përgatitur një kamera të fshehtë për aktoren, sikur bashkëshorti i saj e tradhtonte prej disa kohësh me një nga koleget,  spikeren e lajmeve në televizionin Channel One, Edjona Dervishi. Vajzat kishin një keqkuptim me oraret për xhirime dhe dy gazetaret ishin në pritje të kameramanit. Aty Edjona nisë të flasë me të dashurin e saj, i cili për koiçidencë kishte të njëjtin emër, Aleks, kishte një servis në ‘Don Bosko’ dhe mbi të gjitha ishte tullac, njësoj si bashkëshorti i aktores. Fillimisht Rudina u përpoq të merrte sa më shumë informacion por kur u kuptua se bëhej fjalv për të njëjtin mashkull ajo kërkoi të dinte se sa kishin ata të lidhur dhe si ka mundësi që gazetarja nuk dinte gjë pasi ata janë cift publik e madje kanë edhe një vajzë.

Në momentin kur situata dukej se do të dilte nga kontrolli grupi i stafit e ka zbuluar shakanë për të cilën me siguri Rudina është ndjerë e qetë që ka qenë thjesht një gënjeshtër./Blitz.al/

Komento
Shperndaje