Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Kam qëndruar 1 vit pa ngrënë”- Gazetarja shqiptare flet hapur për bullizmin dhe kalimin në anoreksi!

“Kam qëndruar 1 vit pa ngrënë”- Gazetarja shqiptare flet hapur për bullizmin dhe kalimin në anoreksi!
November 10
11:38 2019

E ftuar këtë të premte në “Late Night Show” nga Kastro ZizoOra Televizion ka qenë gazetarja, njëkohësisht këngëtarja Genta Hodo. Në bisedë e sipër, Kastro e pyet të ftuarën për kilet e rëna dhe se si ia ka dalë. “E vërteta është se kam pasur probleme për shumë vite të jetës time, që nga gjimzani e deri vonë dhe jam bullizuar për këtë gjë”– u shpreh Genta referuar kileve të tepëra vite më parë dhe për faktin që është bullizuar . Më tej, gjatë bisedës Genta shton se gjatë fakultetit është “detyruar”  të qëndroi  gati një vit pa ngrënë, për të rënë nga kilet, çfarë e ka bërë Hodon të kalojë në anoreksi.

“Nuk haja fare për gati 1 vit, humba rreth 25 kilogramë”- shtoi ndër të tjera Genta. Në një kërkim të bërë në profilin e Gentës Faceebok “zbuluam” disa foto të cilat vërtetojnë deklarat e Gentës lidhur me bullizmin dhe kalimin në anoreksi.

Duhet thënë se Genta sot është për “marshallah” nga ana fizike.

E ndërsa disa kohë më parë personazhet e njohur nuk flisnin rreth bullizmit, sot e tregojnë hapur për të dhënë mesazhet e tyre. Mes shumë rasteve kujtojmë artisten me famë ndërkombëtare Lady Gaga e cila gjatë kohës së gjimnazit nga bullizimi i tepër ka kaluar deri në ekstrem, teksa “të fortat” e shkollës e kanë hedhur me kokë poshtë në një kazan plehrash, fakt të për të cilin Gaga ka folur hapur në një dokumentar rreth jetës së saj. Blitz.al/Ronaldo Sharka

Share