Blitz

 Breaking News

“Kam kaluar ne depresion”, Linda Rei rrëfen momentin e vështirë gjatë karantinës në Itali

“Kam kaluar ne depresion”, Linda Rei rrëfen momentin e vështirë gjatë karantinës në Itali
March 30
19:51 2020

Të shumtë janë ata që e kanë të vështirë të mësohen me vetëizolimin pas përhapjes së Koronavirus. E tillë ka qenë edhe për Linda Rein. Në një intervistë përmes skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ajo është shprehur se nuk e ka përjetuar mirë vetëizolimin madje ka kaluar në depresion.

“Unë dukem si njeri ekstravagant por jam njeri introvert. Më mungon të shikoj njerëzit që dua, mamin. Në Itali është java e tretë. Unë jam frikacake si tip. Para se të dilte ligji i karantinës unë u izolova në karantinë vetë. Javën e parë kam qenë në depresion total vetëm kam fjetur. Javën e dytë kam ngrënë e kam fjetur. Pastaj e kam marrë pak veten. Shpresoj të shkoj mirë sepse është si një film horror. Askush nuk e priste që lufta e tretë botërore do ishte kimike, “- përfundoj Linda Rei.

Linda shtoi gjithashtu se kohën e kalon duke gatuar dhe pastruar.

Share