Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kam hequr dorë nga martesa”- gazetarja e njohur shqiptare shpjegon arsyet

“Kam hequr dorë nga martesa”- gazetarja e njohur shqiptare shpjegon arsyet
April 28
18:54 2019

Shpesh thuhet se të gjitha vajzat ëndërrojnë për ditën e tyre të martesës dhe dasmës, veshur me fustanin e bardhë, krahë personit të jetës në një ceremoni madhështore. Por jo të gjitha. E ftuar në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, gazetarja Fjodora Fjora ka treguar që nuk e ka pasur ndonjëherë ëndërr të bëhet nuse, dhe ka hequr dorë nga ideja e dasmës.

“S’e kam pasur ndonjëherë ëndërr që të bëhem. Sepse kur kam qenë e vogël, te sfilatat dhe xhirot e para që bënim nëpër dyqane, mbaj mend që bënim disa xhirime dhe kam veshur disa fustane të bardha.

Unë kam hequr dorë nga martesa gjashtë apo shtatë vjet përpara. Sepse më dukej, sikur të kisha lekë vetëm dasmë s’do bëja. Jo nga martesa si institucion, nuk kam asgjë kundër. Por për dasmë, kur shihja kostot që vinin vërdallë thoja: “Këta janë komplet budallenj.” Kur e mendoja, mendoja me miqtë të merrja një anije të vogël, pra mendoja diçka “fun”. Gjithsesi, na duhet burrë njëherë para dasme.”- ka përfunduar Fjodora.

Për të ndjekur më shumë detaje nga intervista, klikoni në videon e mëposhtme:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje