Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ka të reja nga “front i luftës” mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ja si do ta zgjidhin kujdestarinë e fëmijëve

Ka të reja nga “front i luftës” mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ja si do ta zgjidhin kujdestarinë e fëmijëve
November 22
22:02 2018

Pak javë më parë, lajmi se Brad Pitt dhe Angelina Jolie do ti drejtoheshin gjykatës për të zgjidhur çeshtjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre, ishte në të gjithë kronikat e mediave rozë.

Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar me kalimin e ditëve dhe burime të afërta me ish çiftin e preferuar të Hollywood-it, thonë se ata kanë vendosur të arrijnë një marrveshje, për të shmangur  kështu seancat e zgjatura gjyqësore.

Ky në fakt është një lajm shumë i mirë për 6 fëmijët e Brangelinës, të cilët kanë qenë në qendër të gjithë zënkës mes prindërve të tyre. Negociatat e marrveshjes midis aktorëve do të mbarojnë përpara 4 dhejtorit, që është data e seancës së parë gjyqësore, e programuar më herët këtë vit.

Në parim e gjithë marrveshja është diskutuar privatisht mes aktoreve dhe kanë rënë dakort per potuajse gjithçka, megjithatë mbeten ende disa detaje të vogla, kryesisht ekonomike, për tu diskutuar. Kështu që gjykatësja e divorcit, e cila është ironikisht gjykatësja që ka nënshkruar dhe dokumentat e tyre të martesës, nuk do ta ketë të nevojshme të japë një vendim se kujt do ti kalojë kudestaria e fëmijëve dhe do të merret vetëm me çeshtjet e tjera të divorcit “Pit-Jolie”.

Kujtojmë që Brad dhe Angelina zyrtarizuan ndarjen e tyre në shtator të 2016 dhe gjatë këtyre dy viteve kanë qene “në luftë” me njëri tjetrin. Ndërkohë që aktori i “Inglorious Bastards” është përpjekur gjatë gjithë kësaj periudhe që të gjejë një zgjidhje paqësore, ish bashkëshortja e tij është mundur t’ja bëjë “jetën të vështirë”. Edhe pse ky nuk është fundi i lumtur që të gjithë do të donin për ta, të paktën do të ndahen në paqe.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje