Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ka një “jetë” (aq sa e njohim) që rri i ngrysur! Getoar Selimi bën veprimin që se kishim menduar se do të ndodhte

Ka një “jetë” (aq sa e njohim) që rri i ngrysur! Getoar Selimi bën veprimin që se kishim menduar se do të ndodhte
September 29
16:43 2018

 

Kushdo që është fans i Getoar Selimit besojmë se e  ka vënë re që në rrjete sociale por edhe gjatë intervistave që jep ai është gjithnjë shumë serioz.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on


Në çdo foto ai ka po të njëjtin vështrim të egër, alla “ça ke që sheh” , qëndrimin serioz me duart e kryqëzuara ose duke të parë gjithë inat. Aq shumë e përdor këtë mënyrë shprehie në foto sa le të themi nuk e mbajmë mend ta kemi parë të qeshur, maksimumi me njërin cep të buzës së ngritur por edhe kjo ka qenë nën efektin e puros.

 

Por më në fund Getoari ka qeshur! Mund të duket si diçka e çuditshme  por në fakt e tillë është duke marrë parasysh se ka vite që në ekran atë e shohim gjatë gjithë kohës sikur është me nerva edhe pse tashmë e kemi pranuar se ky lloj qëndrimi është pjesë e karakterit dhe tipit të tij jo vetëm si mashkull por edhe si reper.

 

View this post on Instagram

 

#MMV

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Pak minuta më parë Getoari ka hedhur një foto në të cilën ka buzeqeshur. Syzet janë sërish aksesori i tij i pandarë por fakti që shprehia e tij nuk është e përhershmja tregon se më në fundGetoari  ka vendosur  të na tregojë se edhe buzëqesh ndonëjherë përtej asaj figure të një reperi.

“Se tani po thojnë se spo keshi”- shkruan aji bashkangjitur fotos.

Epo Getoari duhet të marri pak shembull nga Marina qëqesh gjithmonë. /Blitz.al/

Share