Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ka ngacmime seksuale”- aktorja shqiptare flet haptazi për eksperiencën në teatër

“Ka ngacmime seksuale”- aktorja shqiptare flet haptazi për eksperiencën në teatër
September 06
15:57 2019

Prej disa kohësh, Hollywoodi po zien nga akuzat e personazheve të njohur për ngacmime seksuale në punë nga kolegët apo bashkëpunëtorët e tyre. Aktore, këngëtare etj. kanë rrëfyer nga eksperienca e tyre momente kur një burrë ka abuzuar me to. Po në Shqipëri a ndodhin? A ka në mesin e aktorëve apo personazheve mediatikë përjetime të tilla?

Për këtë është pyetur ditën e sotme dhe aktorja shqiptare, Alesia Xhemalaj.

Ajo prej kohësh është pjesë e rëndësishme e shfaqjeve teatrale, dhe e njeh mirë mjedisin e artit. E ftuar në “Rreze Dielli” me Alban Musën dhe Suada Dacin, Alesia ka pranuar se ka ngacmime seksuale:

“Do flas dhe për eksperiencën time dhe për çfarë ndodh rreth e rrotull. Që ndodh mos e diskuto. Ndodh gjithandej, jo vetëm në fushën e teatrit, por në të gjitha punët kam përshtypjen kjo gjë ndodh. Ka ngacmime seksuale patjetër. Përsa më përket mua, mund të themi që ka pasur ndonjë gjë të lehtë. Mbase ndonjë fjalë, jo ndonjë gjë që të kthehet në bezdisje shumë të madhe. Sepse kam përshtypjen që njeriu gjen edhe bën. Kështu që nëse ti vendos barrierat e tua, ke personalitetin dhe karakterin tënd, njeriu nuk mund ta kalojë cakun. Nëse e kalon kthehet në një problem më të madh.”

Dhe së fundmi, Alesia është shprehur se nëse ndodh një rast i tillë ngacmimi seksual gjatë punës për një vepër teatrale, ajo nuk do ta braktiste, por regjisori po. /Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje