Blitz

 Breaking News

Jul Dedën e ngacmojnë sërish në mes të intervistës, këtë herë nuk ishte kamera e fshehtë!

Jul Dedën e ngacmojnë sërish në mes të intervistës, këtë herë nuk ishte kamera e fshehtë!
February 24
16:36 2020

Pak kohë më parë, ThumbON nga Aulona dhe Fatma në RTV Ora trasmetoi një kamera të fshehtë që i ishte bërë aktorit të humorit.

Gazetari i ThumbON, Ronaldo Sharka ftoi Julin për një intervistë por gjithçka ishte e inskenuar që gazetari të ngacmonte Julin me prekje, shikime dhe gjeste për t’a vendosur në sikletë aktorin.

Së fundmi Juli ka qenë i ftuar tek emisioni “Kojshia Show”, ndërkohë që një tjetër e ftuar në panel me Julin, këngëtarja Ela Muja nun nguroi t’i shprehte pëlqimin Julian Dedës.

“Juliani është shumë i bukur, kam shumë respekt”, u shpreh Ela ndërsa moderatori Sadri Imeri i tha Julit: “Ta gjujti grepin”.

“Jo se ja gjujta po ashtu është”, ia ktheu Ela. Ndërsa Juli situatën e ktheu me humor: “E morët vesh mi gra? Qenkam i bukur”.

Share