Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju tregojmë 5 këngët shqiptare që me anë të “mollës” kanë rrëfyer mbi mëkatet dhe epshet e ndaluara

Ju tregojmë 5 këngët shqiptare që me anë të “mollës” kanë rrëfyer mbi mëkatet dhe epshet e ndaluara
August 17
12:23 2018

Kur bëhet fjalë për këngët shqiptare dhe tekstet e tyre, sidomos ato të viteve të fundit, shohim gjithmonë e më pak përdorim të figurave letrare, të metaforave, krahasimeve apo simbolikave. Tekstet e këngëve jo vetëm që nuk janë me poezi por shumica prej tyre, përvec këngëve të festivalit, nuk janë më as tekste. Gjithsesi nuk mund ta nenvlersojmë historinë e teksteve shqip, ku duhet thënë se shpesh herë për habinë tonë, në këngët e punuara vite më parë shohim të fshehura simbolika të cilat ishin dhe një mjet i poetëve apo kompozitorëve për të “shpëtuar” krijimet e tyre nga censura komuinste e jo vetëm.

Në mes shumë të tjerash një nga simbolikat e përdorura më shpesh në krijimet artistike është një frut, (dhe jo nuk po flasim për bananen se atë vetëm Dashnor Diko mundi ta fusi në një këngë) por për mollën. Fruti biblik i cili gjithmonë përdoret kur bëhet fjalë për dicka të ndaluar, në shumë këngë kryesisht kushtuar vajzave apo një dashurie, është pjesë e strofave apo e refrenit. Por mos bëni gabim të mendoni se këto këngë janë të shkruara rishtas, përkundrazi, shumica prej tyre datojnë kohë përpara duke e bërë dhe më interesante përdorimin e tyre. Pa humbur kohë i hedhim një sy 5 këngëvë shqiptare, të cilat molla jo vetëm i ka kthyer në hite por i ka ndihmuar të fshehin dhe kuptimin e vërtetë.

1.Minatori- Molla Me Shërbet

Grupi i famshëm rrok nga Kosova përvec këngësh të tjera ku shfaqen më të ashpër dhe rebelë në këtë që kemi zgjedhur ne, i këndojnë një vajze e cila mesa duket i duket e mirë si “një mollë me shërbet”, madje në një strofë edhe faqet që duken si mollë shërbeti duan t`ja kafshojnë. E kuptoni idenë besoj, nuk ka nevojë për shumë shpjegime.

 

2. Fran Vorfi-Oj Moll e Kuqe.

Së fundmi e ardhur dhe në versionin modern nga Hitman & Rolla, kënga e një nga artistëve më të famshëm të muzikës rapsodike shqiptare Fran Vorfi, njejtë si rasti më lartë “cucën” protagoniste e quan “mollë e kuqe” duke simbolizuar kështu bukurinë e saj. Jo vetëm kaq, po duke ditur se si  kanë ndodhur historitë e dashurisë në Mirditë, me siguri këngëtari nuk ka mundur t`ja shprehë dot ndjenjat drejtpërdrejtë vajzës dhe për këtë ka qenë e ndaluar. Pra molla…po e gjetët, e ndaluar.

 

3. Grupi Mister-Jepma Mollën.

Ndoshta një nga këngët për të cilën kemi pasur më shumë pyetje gjatë fëmijërisë tonë me shprehjet si “Jepma mollën” , “t`kafshoj mollën” është bërë më e qartë tani që jemi rritur. Sidomos po të shohim dhe frazat e tjera si “kam frikë se po e kafshove ta then dhamin”, “moll ma t`amël un kurr s`kam ngrane” apo “bashkoi molla zemrat tona”. Si përfundim vajza nuk ja jep mollën djalit të grupit Mister dhe fruti ndaluar dhe njëherë bëhet qendër e marrdhënies midis dy njerëzve, kjo kënga nuk ka fund të lumtur.

 

    1. Gjeto Luca-300 vjet.

Artisti i këngës popullore këtë e ka një nga këngët më të famshme të tij, e marrë nga motivet e vjetra veriore dhe e përshtatur, ku edhe pse në titull apo në vargjet e para nuk figuron si pjesë e saj, molla përfaqson një nga pjesët më intime të femrës. Nëse nuk na besoni ja ku keni një pjesë të tekstit “ sdin qasht loja, ti mor djal sdin qasht loja, o te goja, pa ti qu mollat te goja” ose “merre mollën, nitu nalt e mere mollën”. Nuk është shumë e vështirë të deshifrohet kuptimi i vargjeve sic mund të ishte te këngët e mëparshme por gjithsesi kësaj rradhe molla nuk është dhe aq e vështirë për tu arrirë, njëherë do ishte përjashtim.

  1. Marigona- Ajshe.

Për ata që nuk e mbajnë mend frazën e famshme “ku ke ti moj ajshe moj te molla”, Arnon dhe Killua së fundmi kanë nxjerrë versionin remix të këngës  duke na  kujtuar të gjithëve hitin e padiskutushëm të viteve më parë. Në këtë krijim, molla nuk është një vajzë e bukur si fruti, as dicka që i përket vazjës dhe që djali e do por një vend ku mesa duket të dashuruarit takohenin kohë më parë por që nuk shkojnë dot më tani. As këtë s`e kishim kuptuar si duhet njëherë e një kohë po me moshën bëhesh më i zgjuar.

 

Këto ishin disa nga këngët ku molla është përdorur nga poetët në formën më të vjetër që përfaqson, pra jo si dicka vetëm e bukur dhe me shije të mirë, por si dicka të ndaluar, mëkat. Nuk e dimë nësë ndonjë nga krijuesit ka dhe ndonjë mesazh të shenjtë të Biblës që do të përcjellë por është gjithsesi bukur të kujtosh herë pas here se vargjet shqiptare tradicionale kanë shumë kuptime, të fshehura ose jo, dhe se kjo kulturë me pak përpjekje mund të mos humbi plotësisht. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje