Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju nuk jeni gati për balluket e Noizyt në këtë foto të vjetër, me kuptimin e plotë të fjalës

Ju nuk jeni gati për balluket e Noizyt në këtë foto të vjetër, me kuptimin e plotë të fjalës
November 06
15:07 2018

Që Noizy ka ndryshuar shumë që nga fillimet e karrierës së tij kjo nuk ka vend për dyshime por duhet herë pas here ta kujtojmë look-un e reperit në fillimet e tij, për të kuptuar që suksesi, fama por dhe kujdesi ndaj vetes mund të të bëjnë shumë mirë.

E në fakt nuk është e nevojshme të hymë në arkiva apo ta kërkojmë në Google sepse Noizy na e kujton vetë me anë të një postimi në Instagram se si dukej në 2003. Shikimi prej rebeli nuk i mungon por model i flokëve është komplet diçka tjetër. Këtë e kupton dhe vetë ai, i cili me një sens autoironie për tu vlerësuar, bashkangjitur me foton shkruan “Ju nuk jeni gati për Balluken”.

Është e vërtetë, nuk ishim aspak gati, për flokët dhe për mustaqet e para të Noizyt por që gjithsesi kjo foto na bën të kuptojmë dhe se sa kohët kanë ndryshuar. Sepse për kohën e atëhershme, autori i hitit “Toto” na është dukur “cool” dhe ne nuk mund t’ja falim vetes këtë.

Gjithsesi gjërat për të cilat Noizy ëndërronte dhe mendonte në këtë foto, pavarësisht pamjes, mund të themi që janë realizuar tani. Padyshim ai është një nga artistët më të njohur shqiptarë dhe ndërkohë që për veshjen sigurisht që është më i kujdeshëm sepse fundja ka linjën e vet të rrobave, shfaqet i kuruar në detaj sepse me shumë mundësi ka gjetur berberin e duhur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje