Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ju dua! Unë jam Dua Lipa.”, kjo video në shqip e këngëtares kur ishte e vogël tregon sa e lidhur është ajo me Shqipërinë dhe familjen

“Ju dua! Unë jam Dua Lipa.”, kjo video në shqip e këngëtares kur ishte e vogël tregon sa e lidhur është ajo me Shqipërinë dhe familjen
January 14
18:30 2019

Dua Lipa është një nga emrat që na ka bërë krenar të gjithë ne shqiptarëve. Prej vitesh tashmë ajo është në rradhët e para të listave muzikore në shumë shtete, ka prodhuar disa hite që kanë rezultuar në një sukses të padiskutueshëm për të dhe gjithnjë e më shumë është duke ngjitur shkallët e suksesit.

Ashtu siç edhe e ka pranuar e dëshmuar ajo është e lidhur shumë me Shqipërinë e Kosovën edhe pse ka ikur shumë e vogël nga vendlindja e saj.

Sot nuk e flet shqipen shkëlqyeshëm ama zakonet e traditat i njeh shumë mirë.

Pak më parë ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video të xhiruar gjatë fëmijërisë së saj ku flet shqip. Dua ka pranë saj një bebe, motrën e saj në atë kohë pak muajshe dhe luan e qesh me të. Teksa e filmojnë, personi që e xhiron(me siguri i ati) e pyet për emrin dhe ajo shprehet se quhet Dua Lipa, dhe që e do shumë. Pastaj vijon duke luajtur me motrën që ka pranë  duke treguar se ku e ka syrin, dorën.

Kjo është motra jeme. Ky është syri. Ka shumë flokë, ka këmbën e vogël ka dorën e vogël…”,- shprehet ajo në shqip gjatë videos.

Teksa ka kujtuar këtë moment në postim këngëtarja është shprehur se e ndjen shumë mungesën e familjes./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje