Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jordyn Woods nuk ka më vend në familjen Kardashian! Ja çfarë thotë Kylie Jenner për të

Jordyn Woods nuk ka më vend në familjen Kardashian! Ja çfarë thotë Kylie Jenner për të
July 15
19:07 2019

Koha shëron gjithçka, por ende nuk ka bërë që thashethemet për skandalin e tradhtisë në familjen Kardashian të ndalojnë. E! ka publikuar një video nga sezoni i ardhshëm i Keeping Up With The Kardashians, dhe bëhet fjalë sërish për Jordyn.

Khloe Kardashian e pyet Kylie Jenner nëse e ka marrë malli për shoqen e saj dhe a ka ndërmend të rregullojë marrëdhënien me të.

“Mendoj se e gjithë kjo situata me Jordyn duhet të ndodhte për një arsye. Për mua, për atë, për ty, për të gjithë. Ajo ishte batanija ime e sigurisë. Ajo jetonte me mua. Bënim gjithçka bashkë, ndihesha sikur kisha Jordyn dhe nuk më duhej askush tjetër. Dhe mendoj se një pjesë e imja duhet të mësonte të rritej pa atë. Ndonjëherë njerëzit janë aty për arsye të caktuara në kohë të caktuara në jetën tënde.”- është shprehur Kylie, duke lënë të kuptohet që nuk i mungon më Jordyn.

Khloe vazhdoi të komentojë duke thënë: “Çdo gjë supozohet të ndodhë për një arsye, dhe është koha për të filtruar gjepurat, dhe e ke parasysh, vetëm të fortit dhe besnikët do mbijetojnë.” Dhe Kylie ra plotësisht dakord me këtë.

Mesa duket, Jordyn nuk ka më vend për një rikthim në familjen Kardashian. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje