Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo vetëm Enca por edhe motra e saj pjesë e filmit të Ermal Mamaqit?

Jo vetëm Enca por edhe motra e saj pjesë e filmit të Ermal Mamaqit?
August 16
11:52 2019

Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet e filmit të tij të ri i cili do të quhet “I Love Tropoja”.

Prej kohësh është zbuluar se pjesë e këtij filmi do të jetë edhe këngëtarja e njohur Enca Haxhia. Dje në një postim në Instagram ajo u shpreh e entuziazmuar pë eksperiencën e saj të re si aktore.

“Erdhi koha t’ju tregoj talentin tim tjetër (gjithmonë ka qenë ëndrra ime në sirtar deri në momentin dhe rastin e duhur) në një superprojekt nga Ermal Mamaqi. ENCA AKTORE O LAL! Nuk do ju zhgënjej”.”,- shkruante këngëtarja.

Por duket se ajo nuk do të jetë e vetmja. Sindi motra e saj ka publikuar gjithashtu një foto nga prapaskenat e xhirimeve.

“E dini ju që “I love Tropoja” dhe sidomos tropojanët. Një super projekt po bëhet. Ju premtoj se do ta doni”,- shprehet Sindi në postim. Nuk dihet se çfarë roli do të luajë Sini në filmin “i love Tropoja” por nga fjalët e saj kuptojmë se asaj i ka pëlqyer. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje