Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo vetëm ditëlindja e Herës krah babait të saj, Rezarta Shkurta kishte një tjetër arsye emocionuese për të festuar dje…

Jo vetëm ditëlindja e Herës krah babait të saj, Rezarta Shkurta kishte një tjetër arsye emocionuese për të festuar dje…
October 24
16:09 2018

Rezarta Shkurta festoi së bashku me familjarët dhe njerëzit e saj më të dashur ditën e djeshme ditëlindjen e vazjës . E ndërkohë që me anë të postimeve në story-t e Instagramit ajo ndau me të gjithë disa nga momentet më të bukura të festës së organizuar, sot me anë të një fotoje të hedhur në rrjetin social Rezarta na tregon se ka pasur 3 arsye për të festuar mbrëmjen e kaluar.

“Jam e bindur se nuk do gjej dot fjalët e duhura për të përshkruar mbrëmjen e djeshme! Të ftuar njerëzit që m’i do shpirti për të festuar 3 festa. Princesha jonë e vockël që u bë 5 vjeç, 5 vjet që na dhuron dashuri pa kushte. Kjo ditëlindje ishte akoma dhe më e bukur duke u festuar bashkarisht ashtu si unë kisha ëndërruar që nga dita që ti linde…Dhe festa e tretë i dedikohet njeriut më të fortë që unë kam njohur, atij që më dhuroj përpos jetës dhe mësimet më të rëndësishme, si të luftoj dhe të dashuroj në të njejtën kohë. Mbreti im, dashuria ime më e madhe, babi i cili ashtu si në profesion luftarak, luftoi dhe mundi këtë vit një sëmundje që doktorët na dhanë jo shumë shpresë…” – shkruan Rezi bashkangjitur fotove nga festa.

Pra ajo ka qenë shumë e lumtur dhe e gëzuar jo vetëm për faktin që 5-vjetorin e të voglës së saj ishte duke e festuar më në fund pranë bashkëshortit Ermal Hoxha, por edhe për luftën që babai i saj fitoi me një sëmundje të rëndë. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Jam e bindur se nuk do gjej dot fjalet e duhura per te pershkruar mbremjen e djeshme! Te ftuar njerez qe mi do shpirti per te festuar 3 festa. Princesha jone e vockel u be 5 vjeç. 5 vjet qe na dhuron dashuri pa kushte. Kjo ditelindje ishte akoma dhe me e bukur duke u festuar bashkarisht ashtu si une e kisha enderruar, qe nga dita qe ti linde… Dhe festa e trete i dedikohet njeriut me te forte qe une kam njohur, atij qe me dhuroj perpos jetes dhe mesimet me te rendesishme, si te luftoj dhe te dashuroj ne te njejten kohe! Mbreti im, dashuria ime me e madhe, Babi❤️ I cili ashtu si ne profesion luftarak , luftoj dhe mundi kete vit nje semundje qe doktoret na dhane jo shume shprese! Te gjithe sebashku, duke ndjekur me endje fjalimet sa naive dhe shume te zgjuara te princeshes sone shijuam gjithshka, ushqimin , dekoret, tavolinen te shtruar me aq finese nga me te miret @amievent_official, lulet natyrale qe mbushen dhomezen me aromen e tyre te zgjedhura me shume perkushtim nga @silviflowers_tirane gjithashtu Faleminderit dhe @makeupbyelona qe u kujdese per mua ne kete dite kaq te dashur. Ambienti #HeraCompany

A post shared by Hera Company (@rezartashkurta) on

Komento
Shperndaje