Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeta e Adeles në një film

April 05
11:29 2016

Rebel Wilson

Rebel Wilson
Picture 1 of 4

Aktorja australiane Rebel Wilson është e njohur për rolet e saj komike në “Pitch Perfect” dhe supozohet se do të interpretojë  në një film që i atribuohet këngëtares Adele, ku roli i protagonistes do t’ i besohet asaj. Wilson beson se duke luajtur Adele në film do ta ndihmonte tepër karrierën e saj për të kapërcyer imazhin e komikes. Sipas Daily Star, një mik i afërt i aktores ka pohuar se Rebel gjithnjë ka dashur të provojë se është një aktore serioze. Disa shpesh i kanë thënë se ajo ngjan deri diku me këngëtaren, edhe pse zërat e tyre vështirë se krahasohen, por  me një magji teknike mund të rezultojë në diçka interesante. Kjo duhet të jetë një sfidë e madhe për të pasi Adele është një legjendë dhe në kulmin e popullaritetit të saj.

Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer Adele, e cila nuk e ka kursyer përgjigjen. “Kam dëgjuar se ka thashetheme se Rebel do të më luajë mua në një film, le ta shohim nëse kjo do të jetë e vërtetë. Fakti që jam një masë më e madhe nuk do të thotë se ajo do të më luajë mua. Ata kanë nevojë për lejen time fillimisht”,- është shprehur këngëtarja.

Komento
Etiketimet
Shperndaje