Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez do të ftojnë në dasmë gjithë ish-ate tyre!

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez do të ftojnë në dasmë gjithë ish-ate tyre!
September 11
19:03 2019
Fejesa e Jennifer Lopez me partnerin e saj, Alex Rodriguez, u kthye në ngjarjen më të bujshme të këtij viti, pas propozimit romantik që breg të detit që Alex-i i bëri këngëtares.

Cifti do të kurorëzojë historinë e tyre të dashurisë së shpejti dhe që tani kanë nisur përgatitjet e para për dasmën.

Madje, çifti e ka bërë gati listën e të ftuarve dhe Alex i ka befasuar të gjithëve me deklaratën e fundit për të ftuarit në dasmën e tyre.

Në një intervistë në “GMA 3: Strahan, Sara and Keke”  bashkëshorti i ardhshëm i këngëtares tha se pjesë e dasmës së tyre do të jenë edhe ish-partnerët e secilit.

“Sa më shumë, aq më mirë”- u shpreh Rodriguez.

Që ish bashkëshortët e çiftit do të ishin prezente kjo pritej, por që të ftuar do ishin edhe ish-at e tjerë të tyre, këtu po që na surprizuan. Epo le të themi që tani Alex dhe Jeniffer i çuan në tjetër tani marrëdhëniet me ish-at.

/blitz.al/

Komento
Shperndaje