Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Jeni mërzitur me shtëpinë tuaj? Ndiqni këto këshilla dekorimi për ta bërë të duket si e re!

Jeni mërzitur me shtëpinë tuaj? Ndiqni këto këshilla dekorimi për ta bërë të duket si e re!
August 07
12:51 2018

Keni blerë një apartament të ri apo jeni lodhur me dhomën tuaj të mërzitshme dhe doni të bëni një ndryshim?  Janë disa këshilla që cdo interior designer i sugjeron dhe ne i sjellim të përmbledhura për ju.

1.      Lyejini dhomat e vogla në ngjyrë të hapur dhe të lehta për t’i bërë ato të duken më të mëdha.

2.      Përdorni pasqyra dekorative për ta bërë më të ndricuar apartamentin tuaj.

3.      Bëni miksime. Përzieni modelet dhe materialet. Të vjetrën me të renë dhe të shtrenjtën me të lirën. Mjafton të jenë në harmoni.

4.      Përdorni këllëfë dhe mbulesa për ta bërë ambjentin pak më të rehatshëm!

5.      Shportat e thurura janë shpëtimi juaj  për të maksimizuar hapësirën me stil.

6.      Vendosni një mbajtëse të varur për enët e kuzhinës, vecse jini të kujdesshëm në vendosjen e tyre.

7.      Pasurojeni shtëpinë tuaj me bimë jeshile. Janë të lira dhe stil!

8.      Lyejini ose përdorni letër ngjitëse për dekorimin e  bibliotekës për t’i dhënë një frymë të re dhomës.

9.      Përdorni tapetë  të vegjël për të zbutur paksa pamjen e ashpër të dyshemesë.

Dhe në fund, përdorni imagjinatën tuaj për ta përshtatur me atë që ju bën ju të ndiheni mirë. Shtëpi, e ëmbla shtëpi!

/Blitz.al/

Share