Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Janë shumë të ndryshme por Soni Malaj dhe Rudina Magjistari bëjnë “xing”me të njëjtën veshje!

Janë shumë të ndryshme por Soni Malaj dhe Rudina Magjistari bëjnë “xing”me të njëjtën veshje!
March 29
20:43 2018

Një nga gjërat që vajzat kanë më së shumti inat është që dikush tjetër të ketë po të njëjtën veshje si ato. Ndodh shpeshherë që edhe personazhe të njohur të ekranit të bëjnë “Xing “ me veshjet e tyre.

Një situatë e tillë ka ndodhur edhe mes këngëtares Soni Malaj dhe moderatores Rudina Magjistari.

Soni të shtunën e kaluar ka qenë e ftuar në emisionin “Prive” ku është shfaqur e veshur me një xhaketë të zezë me dekore gejthesh dhe lulesh të kaltra.

Po të njëjtën xhaketë e ka veshur edhe Rudina Magjistari një javë më parë në një nga puntata e emisionit të pasdites në Tv Klan.

Nuk mund të themi se kush e ka veshur më parë pasi siç dihet emisionet mund të jenë të regjistruar ama të dyjave u shkon shumë kjo veshje dhe ky stil./Blitz.al/

Komento
Shperndaje