Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Janë apo jo bashkë? Flet sërish Young Zerka: “Ronelën e lashë në shtëpi”

Janë apo jo bashkë? Flet sërish Young Zerka: “Ronelën e lashë në shtëpi”
April 27
18:12 2019

Një ndër dyshet më të komentuara kohët e fundit janë Ronela Hajati dhe Young Zerka. Ndonëse ata nuk kanë pranuar asgjë publikisht, kanë dalë gjithnjë lajme për lidhjen e ndarjen e tyre.

Në një intervistë për “Mirage”, Young Zerka ka folur sërish për Ronelën por këtë herë i ka bërë fansat të mendojnë diçka më shumë:

“Ronelën e lashë në shtëpi se kishte punë me projektet e tjera, po i përgatiste dhe e lashë në shtëpi. Ajo është duke punuar me projektet e tjera, unë me projektet e mia normale. Kemi shumë punë në këto projektet personale. Kur të kemi një këngë bashkë ose kur të kemi diçka, do ju njoftojmë, do ju marrim në telefon

Gjithmonë dalin lajme. Si s’doli një lajm që Zerka ka bërë një lloj projekti kështu e do jetë kështu. Por le të vazhdoni. E vërteta? E vërteta është që të dy bashkë po fokusohemi te projektet e reja, po dalin këngë shumë të bukura, ritmike që njerëzit t’i kërcejnë, me pozitivitet gjithmonë, me buzëqeshje.”

E lashë në shtëpi…të dy bashkë po fokusohemi… me pak fjalë të gjithë po mendojnë se mos ndoshta Ronela dhe Young Zerka janë ende në një lidhje bashkë, por sërish po e mbajnë larg syve të publikut? Derisa vetë ata të japin një deklaratë apo të na marrin në telefon, na mbetet vetëm të lexojmë mes rreshtash. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje