Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ja si më plagosi kolegu me thikë”- aktori i “Duplex” tregon për herë të parë ngjarjen

“Ja si më plagosi kolegu me thikë”- aktori i “Duplex” tregon për herë të parë ngjarjen
June 29
16:37 2019

Të qenit një aktor teatri nuk është e thjeshtë. Shpesh ndodhin dhe incidente, dhe pikërisht një të tillë, Visjan Ukcenaj e ka treguar në barin e “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Ai ka treguar që gjatë provave gjenerale në skenë, e kanë plagosur me thikë.

“Na kanë ndodhur probleme, aksidente. Për shembull, mua më kanë plagosur në 2013, me thikë në teatër. Kam dhe një shenjë. Kemi qenë në prova gjenerale, ka qenë salla pothuajse plot, kemi pasur një shfaqje komedi të zezë. Dhe personazhi në fund i hidhej për t’u vetëvrarë personazhit tjetër, sepse ai rrinte me një thikë po s’donte ta vriste se kishte frikë. Skena e fundit është që i hidhesha atij, po ai duhet ta ulte dorën kur t’i hidhesha. Ai u tremb dhe kur ju hodha, e ngriti pak dorën. Dhe unë ndjeva një pickim, por vazhdova se kisha një monolog për të bërë edhe ndieja një gjë të ftohtë. Dhe vazhdova, vetëm kur shikoj një gropë këtu në mish. E vazhdova, zgjati monologu 2 minuta, por s’dukej se kisha një kanatjere dhe një këmishë shumë të trashë sipër. Sa mbaroj monologun, hap këmishën dhe shoh një njollë gjaku. Vrap ma bënë me cigare, ma mbuluan çik, ika e qepa dhe shpëtova.”

Komento
Shperndaje