Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja për kë do të këndojë Zayn Malik në këngët e ardhshme

March 22
14:40 2016

Ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik, ka folur për “Complex” rreth projekteve të tij të ardhshme, por ajo që ka rënë më shumë në sy është se për kë do të këndojë ai.

Sipas tij, duhet të presim për shumë balada dhe këngë romantike në albumin e tij të ardhshëm, “Mind Of Mine”.

Pyetjes nëse ai bën art të mirë kur e pëlqen jetën që bën, ai i është përgjigjur: “Kur je në një vend me të vërtetë të mirë mund të shkruash një këngë të mirë. Kur je në m*t mund të bësh një baladë madhështore”.

Për “Complex” ai ka thënë gjithashtu se këngët rreth dashurisë do të jenë në raportin 60% me 40%, pra këngët rreth ish-të dashurës së tij, Perrie Edwards dhe të dashurës së tij aktuale, Gigi Hadid, do të jenë me shumicë në albumin e Malik.

 

Shperndaje