Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja kush është i dashuri i ri i Soni Malajt

Ja kush është i dashuri i ri i Soni Malajt
March 26
11:27 2016

Prej javësh qarkullonin lajme se Soni Malaj po dilte me një djalë më të ri në moshë, që quhej Klevi. Por Soni e ka mbajtur të fshehtë deri në intervistën për “Prive”, ku pohoi (edhe pse nën zë) marrëdhënien e saj me djaloshin.

Sipas gazetës “Panorama”, Malaj ka nisur bashkëjetesën me Klevin dhe vajzën e saj, Annën, të cilën e ka nga marrëdhënia me ish-bashkëshortin Mirko.

“I dashuri nuk ka asnjë lidhje me muzikën, por është pronar i një bar-kafeje në Tiranë. Flitet se ata kanë gati 9 muaj të lidhur, por nuk ishte bërë publike”, – shkruan “Panorama”. Çifti  i ri është parë bashkë në premierën e monodramës së Gazmend Pajës, “Legjenda e pianistit”. Megjithatë, ata u kujdesën të mos rrinin shumë pranë njëri- tjetrit.

Lidhja e Sonit me Klevin vjen muaj pas ndarjes së saj nga balerini Mirko Luçarelli, me të cilin këngëtarja solli në jetë Annën.

 

Ja kush është ‘djali’ i Soni Malaj

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje