Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja cili është këngëtari shqiptar me të cilin nuk do të bashkëpunonte kurrë Blero

Ja cili është këngëtari shqiptar me të cilin nuk do të bashkëpunonte kurrë Blero
April 07
16:31 2016

Këngëtari i shumëpëlqyer nga të rinjtë – Blero, ka qenë i ftuar pak ditë më parë në emisionin “Elite Zone’ të bukuroshes kosovare Elita Rudi!

Përveç pyetjeve që lidhen me këngën e tij “1her”, të lançuar pak javë më parë, për jetën e tij private apo për mundësitë e kopjimit të këngëve të huaja, Bleros i është dashur të japë emrin e një këngëtari me të cilin nuk do donte kurrë të bashkëpunonte!

Përgjigja? Alban… nga Prishtina! Për kë ta ketë pasur vallë? Sigurisht që iu desh pak kohë të mendohej për të kujtuar këngëtarin të cilin nuk do të donte ta kishte në një këngë të tijën, ama neve na vjen ndërmend një emër i plotë e i ri i muzikës shqipitare: Alban Ramosaj.

Nuk mund të thuhet me siguri të plotë, ama për cilin Alban tjetër mund ta ketë pasur?
Të jetë Ramosaj në “listën e zezë”, për arsye se Blero e sheh atë si një rival të ri të talentuar? Apo të ketë ndonjë arsye tjetër të panjohur?

Këtë gjë vetëm Blero mund të na e sqarojë…

Komento