Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja cila është artistja që Adele adhuron

Ja cila është artistja që Adele adhuron
May 03
22:53 2016

E dini cila është gjëja më e bukur që mund të shohësh në Hollivud? Artistë që mbështesin njëri-tjetrin.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me Adelen, e cila nuk ngurron kurrë të shfaqë simpatinë e saj ndaj Beyonce-s, madje e vendos veten në rolin e fanses “së çmendur”.

Në Instagram, ajo ka postuar një foto pranë një fotografie të Bey-t të shkrepur në vitin 2006-n për single-n “Irreplaceable” duke shkruar: “Nuk jam vonë, por jam thjesht pa fjalë. Beyonce është artistja më frymëzuese që kam pasur fatin ta adhuroj. Talenti, bukuria, madhështia dhe puna e saj janë disa nga arsyet që më bëjnë ta adhuroj. Të vlerësoj shumë! Faleminderit Zotit për Bey-n!”

Në fund të fundit, ti mund të jesh Adele, të kesh shitur miliona albume, të kesh thyer rekorde e të kesh mbushur stadiume e në të njëjtën kohë të jesh edhe një nga artistet më të mira që historia ka njohur, por kur vjen puna te Beyonce, duhet thjesht të kthehesh në njeri normal. Ky postim i këngëtares vjen pak ditë pas publikimit të “Lemonade”, album që “tronditi” industrinë muzikore.

Adele është në mes të turneut promovues të albumit të saj “25”, kurse Beyonce sapo ka nisur turneun e saj “The Formation World Tour”.

Shperndaje