Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Izraeli nuk është i sigurt, largohuni”-Alarm për bombë në Tel Aviv, shikuesit e Eurosong të frikësuar

“Izraeli nuk është i sigurt, largohuni”-Alarm për bombë në Tel Aviv, shikuesit e Eurosong të frikësuar
May 16
16:10 2019

Ndjekësit e Eurovizionit kanë vënë në alarm pas një paralajmërimi për një sulm terrorist me bombë në qytetin Tel Aviv, në Izrael, ku aktualisht po mbahet festivali i rëndësishëm i muzikës Europiane.

Kushdo që ndiqte gjysmëfinalen e parë të martën në televizionin shtetëror “Kan”  kanë parë ndërprerje të transmetimit të festivalit dhe shfaqjen e një kërcënimi në kanalin ku po trasmetohej Eurovision. Hakerat kanë ndërhyrë në trasmetimin live të këtij televizioni dhe kanë përcjellë mesazhe kërcënuese si: “Izraeli nuk është i sigurt, do ta shihni”. Në mesazhin e koduar  paraqitej një video e montuar e Forcave të Mbrojtes së Izraelit duke u treguar shikuesve 1.2 kilometra larg qendrës së Tel Aviv ku po mbahej Euroviusion se duhet të kërkonin strehim  pasi do të kishte një sulm. Video kërcënuese zgjaste 2 minuta.

“Rrezik i sulmeve me bombë! Ju lutemi largohuni! Izraeli nuk është i sigurt’-u shfaqën të shkrura në ekran këto thirrje të shoqëruara me pamje të animuara satelitore të një shpërthimi në qytet.

Nuk ishte e qartë se kush fshihej pas sulmit, megjithëse mediat spekuluan se kjo mund të ketë ardhur nga grupet pro-palestineze në shtetet arabe. Televizioni “Kan” u shpreh në një deklaratë publike më vonë se kanali i tyre i trasmetimit kishte rënë pre e një sulmi kibernetik për disa minuta.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision në të cilën do të prezantohet edhe Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje