Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nxehet Iva Tiço: Bëjeni për vete, jo për Jul Dedën dhe lloj lloj idiotësh!

Nxehet Iva Tiço: Bëjeni për vete, jo për Jul Dedën dhe lloj lloj idiotësh!
November 17
22:42 2019

Para disa ditësh, ndezi debat një postim i aktorit Jul Deda teksa shkruante: “Gjejini një burrë kësaj gazetares që të qetësohet”- referuar Mira Kazhanit, pasi një shkrim i Mirës lidhur me protestën e banorëve të Astirit, teksa gazetarja e quante të vaktët, kishte irrituar aktorin e humorit. “ThumbON” me gazetarin Ronaldo Sharka ishin prezentë në “Panairin e Librit 2019” në Pallatin e Kongreseve, përgjatë pyetjeve me humor dhe me spec që gazetari i bënte personazheve të njohur, iu drejtua edhe Ivës, mikes së Mira Kazhanit, pasi pikërisht diten që Iva promovon një libër për vajzat singel, ndodh debati Jul Deda – Mira Kazhani.

“Kur pash atë lloj sulmi, është një nga gjërat më të ndyra më maskiliste dhe thashe, ky libër Iva, ke bërë shumë mirë që e ke nxjerrë sepse kjo Tirana vazhdon të jetë kështu. Nëse vajzat single, nëse vajzat që ndihen me shpatulla pas muri nga ky presion shoqëror ndërkohë që janë të lumtura, në qefin e tyre, t’a shijojnë, nëse vendosin t’a bëjnë për vete por jo se iu thotë Jul Deda dhe lloj lloj idiotësh, se u nxeha tani, ishim për qejf”- e mbyll Iva Tiço.

Share