Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Italianët kërkojnë arrestimin e Haki Çakos sonte: I implikuar dhe mund të prishë provat

Italianët kërkojnë arrestimin e Haki Çakos sonte: I implikuar dhe mund të prishë provat
October 19
22:22 2017

Ndërsa prokuroria pret vendimin e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Saimir Tahirit, një tjetër lojë nervash po luhet në Tiranë.

Burime nga institucioni i akuzës kanë bërë të ditur se prokuroria italiane ka sjellë në Tiranë një dosje të madhe dhe në të është edhe emri i drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako .

Sipas Syri.net drejtësia italiane kërkon arrestimin e Haki Çakos, pasi ai akuzohet se ka favorizuar dhe ndihmuar Habilajt.

Në letër porosinë e sjellë në Tiranë nga Prokuroria e Katanias, kërkohet arrestimi sonte i Haki Çakos pasi mund të prishen provat që i implikojnë.

Italianët janë duke bërë presion të madh për arrestimin e Haki Çakos dhe disa drejtuesve të lartë në Policinë e Shtetit, por qeveria shqiptare është duke rezistuar.

Shperndaje