Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-pjestari i One Direction shfaqet i lumtur përkrah këngëtarës shqiptare!

Ish-pjestari i One Direction shfaqet  i lumtur përkrah këngëtarës shqiptare!
September 25
19:18 2017

Louis Tomlinson duket se e ka shpirtin të mbushur me dashuri ndërkohë që shfaqet duke përkëdhelur këngëtaren e njohur shqiptare, Bebe Rexha. Ata janë fotografuar natën që kaluan bashkë në një lokal në Las Vegas. Ato kanë kaluar kohën më të madhe bashkë muajit e fundit pas bashkëpunimit që patën me këngën “Back to you”.
Ish-pjestari i One Direction dhe Bebe Rexha duket sikur kanë krijuar një lidhje shumë speciale më njëri-tjetrin.

Kjo u pa edhe në një “party” në Las Vegas ku ata ishin gjithë kohën nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke buzëqeshur e duke u përqafuar bashkë me një grup miqsh.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte veshur mjaft provokuese me një fustan të shkurtër dhe taka të larta, që nxirrte në pah edhe format e saj të rrumbullakosura dhe tejet të komentuara.

Pak përpara kësaj mbremje ata kishin përformuar se bashku në festivalin e  iHeartRadio. Të dy ishin shprehur se ishin mjaft të lumtur që kanë bashkëpunuar së bashku dhe se përvëc këngës ata kishin krijuar edhe nje afrimitet të madhë. Bebe Rexha ka publikuar edhe një foto në instagramin e saj bashke me Tomlinson me shkrimin: “Good Soul”.

Duket se këngëtarët po kalojnë një kohë shumë të bukur bashkë dhe kënga i ka bashkuar shumë, ne për momentin kaq mund të themi. /blitz.al/

Shperndaje