Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ironike/Vajza që bullizojnë publikisht: Kërkojnë të mos paragjykohen nga meshkujt ndërkohë që numërojnë kilogramët e njëra-tjetrës

Ironike/Vajza që bullizojnë publikisht: Kërkojnë të mos paragjykohen nga meshkujt ndërkohë që numërojnë kilogramët e njëra-tjetrës
October 08
18:33 2018

Paragjykimet dhe bullizmi kanë qenë gjithnjë të pranishmet në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm. Targeti kryesor në të shumtën e rasteve ka qenë vajza, gruaja shqiptare. Më parë ishin meshkujt ata që medoemos tentonin të ulnin figurën e gruas, duke i mohuar të drejtat, duke e urdhëruar dhe nënshtruar, duke e paragjykuar dhe dhunuar me të vetmin justifikim: organet e mia gjenitale më bëjnë me më shumë të drejta se ty. Por kohët nisën të ndryshonin, gratë fituan më shumë të drejta dhe përgjegjësi, edhe pse paragjykimet vazhdonin, herë për “mendjegjerësinë” e një vajze e herë për peshën e saj.

Le të ndalemi pak te kjo e fundit.

Paragjykimet për peshën kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prezente jo vetëm tek njerëzit e zakonshëm por edhe mbi personazhe të njohur që prezantohen me statusin e personit publik. Po ju tregojmë rastin më të fundit që ka ndodhur me këngëtaren Filloreta Raçi. Brenda një dite Fifi u përball me dy deklarata nga dy emra të njohur në television, Tayna dhe Ana Lika.

Më tepër se kanë dhënë një opinion për Fifin, këto dy vajza kanë fyer dhe paragjykuar Fifin duke u nisur nga pasha e saj trupore.

“Eshtë si balenë, si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që ti humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike. Njerëzit e kanë dashur se ka qenë kështu. “,- është shprehur Ana në një emision radiofonik.

E ftuar në “Xing me Ermalin” reperja Tayna referuar këngëtares që shoqëron orkestrën e emisionit është shprehur: “Kjo është këngëtarja më e mirë që ke patur Ermal. Shiko çfarë beli ka, super trup”- përfundoi Tayna.

Këto dy vajza duhet qartësisht të kuptojnë diçka: Të suksesshëm nuk të bëjnë dy kilogramë më pak apo më shumë, beli i hollë apo i trashë, të qenurit fuçi apo stek bilardoje.

Problemi kryesor dhe që duhet ngritur zëri me patjetër është fakti që ky lloj paragjykimi, ofendimi dhe bullizmi vjen nga vetë vajzat për vajzat. Ka një jetë që zëri femëror kërkon të drejta të barabarta me meshkujt, që kërkon të mos shtypen e paragjykohen as për gjatësinë e as për peshën e trupit. Por ja që në fakt kur vetë një e gjinisë femërore  nuk e kupton që nxjerr plehra dhe jo fjali nga goja për një tjetër vajzë, si mund ta kuptojë një mashkull dhe si mund ta kërkojmë nga meshkujt që të mos bullizohemi?

Nëse një vajzë nuk e kupton se si është ti thuash “lopë” si mund ta kuptojë një mashkull se ky është një ofendim i ulët?

Nëse një vajzë vendos peshën si standard si mund ti ndalim meshkujt që mos ta bëjnë këtë?

Nëse një vajzë mendon se kilogramët të shëmtojnë, të zhvlerësojnë, e të eklipsojnë gjithë talentin atëherë çfarë duhet të presim nga një djalë që nuk e njeh brishtësinë e këtij paragjykimi?

Ku e gjejnë guximin këto vajza që dalin dhe thonë publikisht të tilla fjalë? Nëse dikush ju jep hapësirën aq të shenjtë televizive nga publiku atëherë vlerësojeni dhe dilni në ekran të paktën për të mbrojtur të drejtat e grave jo duke ofenduar koleget dhe duke ulur vetë gjininë që i përket në nivelet më të ulëta.

Kujdes vajza, do vijë dita që ndoshta dhe ju do të shtoni ashtu si padashur disa kilogram, silikoni do ju bjerë e beli do u trashet. Atëherë do kuptoni se ajo fjala që e konsideroni të thënë “ me mend” djeg si dreqi mbi lëkurën tënde.

Atëherë do të kuptoni se ato kilogramët e Fifit ju kanë prishur punë vetëm juve dhe inatit tuaj. Një copë dhjami hiqet me pak palestër, një copë dashakeqësie është sëmundje e rëndë, e pashërueshme./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje