Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Irma Libohova bën këngë me Gent Fatalin por për një arsye nuk është bindur ende për ta publikuar

Irma Libohova bën këngë me Gent Fatalin por për një arsye nuk është bindur ende për ta publikuar
May 19
18:22 2019

Tashmë është kthyer në trend që këngëtarët e vjetër të bashkëpunojnë me emra të rinjnë muzikë, talente jo vetëm brenda zhanrit të tyre por edhe më tej. E kishit imagjinuar ndonjëherë që Irma Libohova të bashkëpunonte me një reper?

Epo ja që qenka e vërtetë!

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” Irma u ka rrëfyer dy moderatoreve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiut se është duke punuar për një projekt të ri i cili është një bashkëpupunim me Gent Fatalin.

Irma është shprehur se kënga është regjistruar por ende nuk e ka vendosur nëse do e publikojë apo jo pasi nuk është bindur plotësisht.

“Po me Gentin kam bërë një këngë. Akoma nuk më është pjekur mendimi në kokën time që kjo këngë duhet të dali për disa rregullime të vogla. Kur të bindem dhe unë, t’ua tregoj dhe disa më të rinjve dhe të shoh çfarë reagimi do kenë. Ti bëj një test.”,- është shprehur këngëtarja  emirënjohur e cila mesa duket e pëlqen eksperimentimin me dy zhanerve dhe brezave të ndryshëm por dëshiron që ta shohi mirë deri në detaje. /Blitz.al/

Share