Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Iris Luarasi ironizon Olta Xhaçkën? “Nuk na bën mirë një ministre që qan!”

Iris Luarasi ironizon Olta Xhaçkën? “Nuk na bën mirë një ministre që qan!”
December 03
18:28 2019

Pedagodia e njohur Iris Luarasi ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin e pasdites, “Rudina”, e cila foli për situatën dhe tragjedinë që shkaktoi tërmeti i 26-Nëntorit. Ajo është gjendur pranë të prekurve nga tërmeti dhe e ka parë nga afër situatën, por kur foli për reagimin e shtetit, duket se Thumboi Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

” Nuk i bën mirë askujt të dalë një ministre e të qajë. Do ishte shumë larg patetizmave që i ka kaluar koha. Dua të shoh njerëz që mbështesin të tjerët në terren, s’do të doja asnjë njeri në konferencë për shtyp. Kjo nuk i bën mirë asnjë njeriut”- u shpreh Luarasi.

Kujtojmë se Olta Xhaçka u përlot një moment teksa lexonte emrat e viktimave që shkaktoi tërmeti.

Share