Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Intervistë) Rrëfehet ish vajza eskortë që shkoi me 1000 burra: “Vajzat eskortë provojnë gjithçka por jo luks!”

January 31
00:16 2018

 

Një ish punonjëse seksi, ka bërë një rrëfim mbreslënës për “The Independent”, duke folur pa doreza dhe me sinqeritet gjithçka ka kaluar e më pas të hiqte dorë nga ky profesion pas 12 vitesh.

Gëyneth Montenegro, është gjithashtu autore e një libri që tregon gjithçka për botën e industrisë së seksit, prostitucionit dhe eskortave. Në rrëfimin e saj ajo ka treguar se si rrjetet sociale, I kanë dhënë një tjetër imazh të qenurit eskortë, duke treguar pushime luksi, veshje të shtrenjta, aq sa vajzat e vogla 12 vjeçare e lakmojnë të qenurit eskortë si një profesion potencial.

Duke qenë se kjo është shumë aktuale edhe në Shqipëri, ku vajzat eskortë shpesh e manifestojnë këtë profesion në rrjete sociale ku tregojnë gjithë qejfin dhe luksin që përjetojnë, ne të Blitz.al vendosëm ta përkthejmë intervistën e plotë në mënyrë që të dimë më tepër rreth kësaj industrie.

Më poshtë vijon intervista e plotë:

  • Cili është problemi më I madh I portretizimit që media I bën industrisë së seksit dhe vajzave eskortë në përgjithësi?

Sipas medias, të jesh eskortë është shumë qejf, madje arritje e madhe. Dhe sigurisht reklamën e një vajze eskortë mund të jetë duke e parë një nënë e divorcuar e cila mezi ushqen të vegjlit e saj teksa lyp në rrugë dhe sigurisht për të, ky do të ishte një opsion I mirë. Nëse I bie rasti të futet në këtë industri, do e zbulojë se në fakt ka bërë zgjedhjen më të keqe. Më vjen keq t’ju them, por vajzat eskortë nuk bëjnë “lek të madh” vetëm duke u veshur bukur e duke ngrënë me delikatesë në tavolinat e biznesmenëve. Dhe nëse me të vërtetë bën “lek të madh” nga ky profesion, dije se ke bërë “gjëra të mëdha” në çdo aspekt të mundshëm. Dua të them, ke rrezikuar dhe jetën tënde. Sigurisht që mund të bësh shumë para, por më thoni, mund t’I bësh këto pa bërë shumë shërbime? Dhe ju nuk e keni idenë se sa shërbime perverse, të rrezikshme dhe të ndyra duhet të bësh.

  • Çfarë ne nuk dimë për këtë industri, që me patjetër duhet ta mësojmë, sipas mendimit tuaj?

Ju duhet të dini se një vajzë eskortë, sa më shumë paguhet aq më shumë ka rrezikuar. Vajzat eskortë duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale jo vetëm me atë që I ka “punësuar” si eskortë, por ndonjëherë edhe me rojen e një aeroporti që do të kalojë drogën për biznesmenin që t’I po shërben. Ndonjëherë dhe duhet t’I kryesh seks oral atij që sjell drogën për biznesmenin që ti po punon dhe personi I cili ti po I kryen oral mund të mos jetë larë për 10 ditë radhazi sepse s’është se ka ndonjë strehim konkret, thjesht endet në rrugë për të shitur drogë. Me pak fjalë: ti bën gjithçka që biznesmeni I cili të paguan kërkon. Më ka ndodhur edhe të lëpij pllakat për 1 orë, thjesht sepse ai që më paguante mendonte se kjo ishte eksituese.

  • Pra ti po më thua se kjo industri duket më e bukur dhe e ndriçme nga jashtë ndërkohë që të bësh lekë është shumë e vështirë?

Po, kjo industry shfaqet nga media si shumë luksoze, nuk është! Pak vajza bëjnë lekë dhe ato të cilat bëjnë, zëreni se kanë sakrifikuar gjithçka në këtë jetë.

  • Cilat janë rreziqet më të mëdha?

Fillimisht është rreziku fizik. Shumica e atyre njerzve që të paguajnë, kanë qejf të të rrahin. Kjo sepse ti si eskortë, nuk je gruaja që ai biznesmen dashuron, ti je thjesht objekti I tij seksual dhe ai mendon se kaq mjafton për të bërë gjithçka do. Për aq orë sa je paguar, je prona e tij. Dikush më ka rrahur e më ka sakatuar gjithë ditën me pretekstin se ai kishte qejf të përdorte dhunë por s’mund ta bënte këtë tek gruaja që dashuronte. S’më mbetej gjë veçse ta pranoja këtë sepse në fund do merrja lekët. Së dyti, rreziku më I madh është që realisht vetja të duket aq e pavlerë dhe aq e shpifur sa do që ta mbysësh apo ta vrasësh. Shumica e vajzave eskortë kalojnë depresion pasi përfundojnë punën me një klient. Unë e kam të pamundur të dashuroj dikë pas këtij profesioni që kam pasur. Ndihem vetëm, ndihem thjesht lodër. Ah, se harrova. Gjinekologu është miku im më I mirë, për çdo ditë, del një infeksion I ri në këtë biznes, sepse nëse ia ka qejfi biznesmenit që të punëson, mund të të fusë gjithçka aty poshtë, nëse më kuptoni.

  • Po jetën e luksit e ke shijuar?

Po I kam shijuar të gjitha, por pak mbaj mend. Kjo sepse në shumicën e rasteve kam qenë nën efektin e drogërave (dëshirë e përhershme e atyre që të punësojnë si eskortë është që t’I të konsumosh dorgëra bashkë me ata). Gjithashtu kam pësuar disa herë dhe aksidente shumë të rënda me makinë. Pasanikët e kanë qejf adrenalinën dhe nën efektin e alkoolit kanë qejf të eksperimentojnë gjithçka, por mua për pak sa më kanë kushtuar jetën.

  • Pra ti po thua se asnjë vajzë nuk duhet të mendojë se kjo industri është opsion për jetën?

Jo, unë thjesht po them se duhet të bëhen pjesë vetëm ato vajza të cilat mund ta përballojnë këtë lloj pune me gjithë komponentët që ka. Dua thjesht që vajzat ta dinë 100% se çfarë bëhet në momentin që ato bëhen pjesë e kësaj industrie.

  • A je penduar që ke punuar si eskortë?

Pendimi është një fjalë e madhe, që ndoshta po ta përmendja do mërzitesha me veten. Por a do ta bëja edhe një herë këtë zgjedhje nëse do ta dija se çfarë do të më gjente? Sigurisht që jo.

 

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje