Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Instagram – Postimet e fëmijëve të pasur, ‘kurth’ për prindrit e tyre! Ja pse…

Instagram – Postimet e fëmijëve të pasur, ‘kurth’ për prindrit e tyre! Ja pse…
April 06
08:38 2016

Sipas raportimeve të “The Guardian”, postimet në Instagram të fëmijëve të familjeve të pasura kanë rezultuar shpesh si indikacione të provave në lidhje me skemat e mashtrimit të prindërve të tyre!

Firmat kryesore të sigurisë kibernetike janë shprehur se prej kohësh kanë përdorur dëshmitë nga mediat sociale për të arritur te skemat e mashtrimit, në 75% të rasteve!

Drejtori i Sigurisë Kibernetike dhe i Investigimeve në “Kroll” – Andrew Beckett, rrëfen se prej kohësh monitorohen fëmijët e miliarderëve, të oligarkëve, apo të investuesve shumë të pasur, pasi ata shpesh postojnë foto për të dëshmuar jetën e tyre luksoze, ekstravagante, gjë që i ndihmon autoritetet të gjejnë se ku po i shpenzojnë paratë ekzaktësisht prindërit e tyre!

Një rast i tillë është ai i shërbimit Inteligjent K2 në Londër, i cili zgjidhi një çështje pasurie në momentin që fëmija i pasur postoi një foto në jahtin 25 milionë dollarësh në Bahamas, ndërkohë që babai i tij kishte deklaruar që nuk zotëronte asgjë në vlera aq të mëdha!

Pra, duke vëzhguar se ku janë të pasurit e dyshuar, me kë po i kalojnë ditët, ku dhe si po shpenzojnë, cilat janë interesat e tyre, ekspertët arrijnë të ndërtojnë një skemë që i jep atyre rezultatet e duhura për investigime të mëtejshme!

Dhe për një gjë të tillë mund të përmendim reperin 50 Cent, i cili i hapi probleme vetes në momentin që postoi këtë foto, pak muaj pasi kishte deklaruar falimentin! U detyrua të shpjegojë rrethanat e fotos në gjykatë!
50-cent

Komento
Etiketimet
Shperndaje