Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Incidenti i Florian Agalliut në shfaqjen “Xhelatët” tregon se jo gjithçka që shihni në teatër është “me sikur”

Incidenti i Florian Agalliut në shfaqjen “Xhelatët” tregon se jo gjithçka që shihni në teatër është “me sikur”
October 14
14:44 2019

Florian Agalliu ka zgjedhur që të mos shkëputet nga asnjë prej gjërave që di të bëjë më mirë, as nga pasioni as nga profesioni. Ai gjen kohën e duhur për të bërë moderatorin në programin e mëngjesit, babain me kohë të plotë, shfaqjet në teatër, filmat dhe palestrën.

Flori ka ditur ta ruajë mirë balancën e të gjithave dhe duke i bërë secilën prej tyre në mênyrën më të mirë të mundshme. Aktualisht Agalliu është pjesë e shfaqjes “Xhelatët” në Teatër Kombëtar, në rolin e një të dënuari që vuan torturat e një xhelati ambicioz për të thyer rekordin si personi që ka tortuar dhe vrarë më shumë të dënuar.

Por të qenurit live përballë publikut në një sallë teatri ka sa të bukur por edhe vështirësinë e saj. Në teatër nuk ke mundësi ta ndërpresësh shfaqjen nëse të ndodh një incident.

Agalliut i ka ndodhur një situatē e tillë e cila  i ka lenë një shenjë në fytyrë.

Aktori ka postuar foton, ku shihet me një të çarë në anë të ballit.

“Në teatër jo çdo gjë është me sikur”, ka shkruar Flori duke treguar pasojat e shfaqjes së mbrëmshme.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë komplimentuar rolin e Florit në shfaqjen “Xhelatët” duke e konsideruar një personazh me vështirësi edhe fizike në interpretim.

Xhelatët” ishte shfaqja që hapi sezonin artistik të Teatrit Kombëtar dhe ka bërë bashkë disa nga aktorët më të njohur të të artit.

/Blitz.al/

 

Share