Blitz

 Breaking News

IN Tv do të rikthehet, me Fatma Methasanin në krye!

IN Tv do të rikthehet, me Fatma Methasanin në krye!
January 24
10:49 2020

Në fillim vjeshtën e 2019-ës, lajmi se IN Tv do të mbyllej, duke ndërprerë emisionet, programet dhe serialet që kishin në qendër kryesisht të rinjtë, u shpërnda gjithandej. E në fakt, përveç faktit që mediat e IN, në formën e portalit dhe radios ishin ende aktive, për televizion nuk dihej shumë. Dhe kjo mesa duket për arsye se IN Tv ka qenë në një stad reformimi dhe do të rikthehet së shpejti.

Këtë e ka bërë të ditur një nga emrat më të njohur të kanalit televiziv dhe jo vetëm, që në fakt ka qenë protagoniste dhe kur dikur quhej MAD Tv, Fatma Methasani. Me anë të një postimi në Instagram, përveçse ka kujtuar kohët kur kishte nisur emisionin e saj “Funday”, besojeni ose jo, në 2014-ën, Fatma ka njoftuar se pasi të sjellë në jetë bebushin, do t’i dedikohet atij që e quan “fëmijë artistik”.

 

View this post on Instagram

 

Nuk para bëj nga këto postime, por le të themi që e ka fajin pritja e ëmbël🤗 ☺️ MAD 2014…Unë,një çamarroke me konversa që kërcente siper divanit.😝 IN 2019…Mbyll një kapitull 5 vjeçar të një emisioni që pa e kuptuar u bë stil jetese.😆 Sot..Do vazhdoj ti mbaj konversat dhe pse kësaj here në zyrë, për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri,funksionojnë gjithmonë.😇 Për momentin po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu ti dedikohem edhe fëmijës artistik. Të cilin jam e bindur, ju do e dashuroni versionin e ri të IN tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar Mad tv apo In tv, dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur,më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme! Është bukur të jesh IN. #INforLife

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on Jan 23, 2020 at 4:36am PST

Pra siç mund ta lexoni, Fatma do të jetë kësaj rradhe në drejtimin e televizionit dhe premton që publiku do ta dashurojë versionin e ri të IN Tv Albania. Kujtojmë që moderatroja dhe partneri i saj, Alfio Rrotani do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti, kështu që deri sa të ndodhë kjo dhe deri sa të mësojmë ne emrin e djalit, IN-i duhet të qëndrojë pak në pritje. /Blitz.al/

Share