Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ikën Flori, Eneda dhe Albana! Kush do të jenë 3 personazhet që do të zëvendësojnë moderatorët?

Ikën Flori, Eneda dhe Albana! Kush do të jenë 3 personazhet që do të zëvendësojnë moderatorët?
November 19
15:35 2019

Pavarësisht se sezoni i ri televiziv ka kohë që ka filluar, zhurma mediatike për atë që quhet “merkato” televizive vazhdon të jetë e ndjeshme edhe tani. Vetëm pak ditë më parë një nga lajmet më të diskutuara në mediat online ishte largimi i Florian Agalliut nga programi “Në shtëpinë tonë”. Dy ditë më parë në emisionin “ThumbON” u zbulua edhe arsyeja e largimit të moderatorit, pas një sherri me Ben Blushin për shkak se ky i fundit e ka konsideruar të ulët  klikueshmërinë në Youtube të programit.

Në këto kushte “Në shtëpinë tonë” ka mungesën e një moderatori që nga janari 2020 ndaj natyrshëm lind pyetja se kush do e zëvendësojë Flor Agalliun ?

Por krahas “Në shtëpinë tonë” që është në kërkim të një moderatori kujtojmë se ka edhe 2 programe të tjera që pritet të nisin shumë shpejt; “Big Brother” dhe “Top Talent”.

Në festën e Top Medias organizuar pak javë më parë u tha se shumë shpejt do të rikthehet për publikun shqiptar reality show më i pëlqyer shqiptar i cili i ka bërë disa mungesa të pafalshme, duhet pranuar. Mendohet se ky edicion do i besohet sërish moderatores Arbana Osmani, konsideruar si një ndër moderatoret më të pëlqyera qoftë nga publiku i gjerë qoftë nga besnikët e këtij formati. Por ja që dhe Arbana e ka me dy mendje nëse do të jetë apo jo ajo që do e drejtojë Big Brotherin, kjo sepse nuk beson se do të ruhet i njëjti standart. E ndërsa për Arbanën jemi në mëdyshje, Albana Osmani që diku moderonte “Fun Club” është larguar përfundimisht nga familja Top Media. Pyetja lind: Kush do të shfaqet në vendin e Albana Osmanit?

“Top Talent” me shumë mundësi vitin që vjen mund të nisë rrugëtimin më shpejt nga sa ishte parashikuar. Burime për Blitz.al kanë treguar se “The Voice” mund të bëjë një pause këtë vit dhe programacioni do të zhvendosë në transmetim “Top Talent”. Këtu duam të themi se sërish mund të kemi një zëvendësues.  Burime kanë treguar për Blitz.al se Eneda Tarifa nuk do të jetë në edicionin e ardhshëm të Top Talent. Pra jemi në kushtet ku Top Channel, konkretisht Ben Blushi si një nga personat drejtues brenda televizionit, ndodhet në kushtet e përzgjedhjes së 3 personave zëvendësues( që ndoshta edhe i ka gjetur ku i dihet). Duke marrë parasysh eksperiencat e mëparshme në Top Channel, filozofi e të cilëve përmbledh idenë e të qëndruarit brenda familjes, me siguri të përzgjedhurit duhet të jenë këta emra të cilët plotësojnë disa kushte dhe eksperiencë sigurisht të besueshëm për të qenë në ato kondita.

Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari aktualisht është një nga prezantueset përkrah Edi Manushit në “E Diell”, ka njëprogram në Top News, “Ora e Tiranës” dhe është një ndër prurjet e reja për të ciët jemi të sigurt se nuk do mjaftohet vetëm me kaq hapësirë televizive. Fjoralba e ka vërtetuar tashmë se mund të suportojë përmasat e një programi të nivelit “E Diell” dhe nuk do të çuditeshim nëse do e shihnim në “Top Talent”, “Fun Club” apo edhe pse jo “Në shtëpinë tonë”. Nuk do ishte keq që të thyhej paksa ajo ideja e të paturit djalë-vajzë në emisionet e mëngjesit.

 

 

Flori Gjini

Flori Gjini është një nga moderatorët që po “çan” më shpejt sesa e kishim menduar brenda Top Medias.  Florit deri tani i janë besuar dy nga programet më të rëndësishme në Top Channel “Pushime on Top” dhe “Voice Room” në “The Voice Kids”. Prej dy sezonesh tashmë ai është gjithashtu pjesë e rubrikës “Escape” implementuar brenda “E Diell” . Thënë më ndryshe Flori e ka vërtetuar se mund të përballojë vrullin , argëtimin dhe frymën rinore tek “Pushime On Top”, por edhe anën tjetër të medaljes në dy programet e tjera. Prandaj nëse do kishte një emër që definitivisht ju ndoshta do e dëgjoni si moderatorin e ardhshëm në një prej këtyre 3 programeve do të ishte pikërisht Flori Gjini.

 

Ilda Bejleri

Ilda Bejleri është e njohur si një moderatore sporti por ky do të ishte fiks momenti i duhur për të për të eksperimentuar pse jo, në një tjetër fushë. Nëse qoftë edhe për pak e mendoni, Ilda do të ishte një ndër kandidatet e duhura për të drejtuar të paktën dy prej këtyre formateve. Në fakt jo, në kuzhinë e kemi disi të pamundur ta imagjinojmë. Nëse Ilda i vuri “këmbët” tashmë në Top Channel, nuk do ishte keq edhe të eksperimentonte pak.

Gjithsesi edhe pse këto janë vetëm hipotezat tona, besojmë se logjika nuk gabon dhe mos njërit, tjetrit do ia dëgjoni krismën shumë shpejt/Blitz.al/

Share