Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ikën Flor Agalliu, vjen Flor Gjini! Ndryshime rrenjësore në Top Channel

Ikën Flor Agalliu, vjen Flor Gjini! Ndryshime rrenjësore në Top Channel
December 12
18:40 2019

Flor Agalliu nuk është më pjesë e Top Channel, pas një debati me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin, lajm i dalë fillimisht nga Agjenti 00Thumb në ThumbON, konfirmuar më pas nga vetë Flori në “Late Night Show” nga Kastro Zizo.

News31, bën me dije se programi “Në shtëpinë tonë” do të ndryshojë rrenjësisht, autore e së cilit do të jetë Olsa Muhameti, aktualisht autore e “E diell”. Sipas po të njejtit burim prezantuesi i ri është gjetur shpejt dhe  bëhet fjalë për moderatorin jo pak të njohur Flori Gjini.

Duhet thënë se një parashikim të tillë e kishim bërë edhe më parë.(kliko këtu) Flori pas një eksperience të suksesshme në “Pushime On Top”, “The Voice Kids” dhe së fundmi “E diell” është një nga moderatorët e rinj më të spikatur brenda Top Media. Ai tashmë e ka vërtetuar se mund të suportojë vrullin e mëngjesit, kjo dhe për shkak të emisionit radiofonik që ai drejton prej vitesh duke i shtuar faktin se me Nevina Shtyllën janë miq prej “E Diell”( gjithmonë nëse do të vijojë po i njëjyi format).

Top Channel paska supriza me pak fjalë./Blitz.al/

Share