Blitz

 Breaking News

I sekuestrojnë makinën, Ilda Bejleri rrezikon 1 vit burg

I sekuestrojnë makinën, Ilda Bejleri rrezikon 1 vit burg
February 13
15:48 2020

Pas lajmeve rreth Koronavirusit, lajmi kryesor në vend orët e fundit ka të bëjë me Ilda Bejlerin.

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur sportive u përfshi në një aksident me makinë, teksa përplasi një grua 63-vjeçare, lajme të cilat Ilda i ka mohuar terësisht dhe pas shoqërimit në komisariat.

Në njoftimin zyrtar të Policisë bëhet me dije se është sekuestruar makina e gazetares dhe ajo tani do të hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria për dy akuza. “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nëse këto 2 akuza provohen, atëherë, në bazë të kodit penal, Ilda rrezikon të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në 1 vit.

NENI I KODIT PENAL:
“Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”.

Share