Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

I propozuan të largohej nga Top Channel, Alban Dudushi tregon ofertën që i erdhi

I propozuan të largohej nga Top Channel, Alban Dudushi tregon ofertën që i erdhi
February 10
19:00 2019

Ndryshimet dhe lëvizjet nga njëri televizion në tjetrin duhet ta pranojmë se në sezonin që lamë pas kanë qenë të shumta. Shumë figura të njohura të ekranit, e madje edhe ata më besnikët siç ishte Blendi Fevziu, u përfolën për largime në një tjetër logo.

Ndër të paktët që nuk u bë pjesë e merkatës televizive ishte Alban Dudushi. Prej 15 vitesh Dudushi drejton timonin e  “Top Show” në Top Channel.  Por mesa duket, edhe pse mediat nuk e kanë ditur, edhe Albani ka marrë propozime për t’u larguar nga Top Channel.

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ai ka treguar:

“Kam patur oferta verës që shkoi. Ishin oferta për të cilat unë nuk kisha asnjë lloj interesi në atë moment që ndodhi. Ansjëherë se kam menduar të lëviz. Të them të drejtën. ”

Duket se Albani është besnik ndaj logos ku aktualisht punon./Blitz.al/

Share