Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I dinim në një lidhje, konfuzon Fero:” E kam shoqe shumë të mirë”

I dinim në një lidhje, konfuzon Fero:” E kam shoqe shumë të mirë”
January 02
13:30 2019

Një ndër lidhjet e reja më të përfolura të vitit që lamë pas ishte dhe ajo e reperit, Fero me modelen, Arbenita Ismajli. Ata janë fotografuar shpesh në të njëjtat vende dhe në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe gjithashtu, nuk kanë fshehur ndjenjën nëpërmjet komenteve në Instagram. Por pikërisht atëherë, kur e mendonim të konfirmuar lidhjen e tyre, Fero vjen me një deklaratë konfuzuese.

I ftuar në “Sevenbizz”, për të folur për 365 ditët që shkuan dhe ndodhitë në to, nuk mund t’i shpëtonte dhe pyetjes nëse ishte i lidhur me Arbenitën.

“E kam shoqe të mirë. Njerëzit mund të thonë se jam në lidhje, por e kam shoqe shumë të mirë. Është një ndër modelet më të mira.”- është shprehur Fero, duke mos ju përgjigjur as negativisht, as pozitivisht pyetjes nëse ishte në lidhje.

Pavarësisht insistimit, ai thjesht u shpreh se ka disa muaj që e ka shoqe dhe është një ndër momentet më të mira të 2018. Përgjigja e tij lë shumë vend për dyshime, sepse faktet flasin për një lidhje mes tyre.

Gjithsesi, deri në një konfirmim zyrtar nga ta, le të shijojmë fotot dhe komentet e tyre si “shokë të mirë”.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje