Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“I bie ndonjëherë në qafë kot”- moderatorja shqiptare tregon si i ka punët me xhelozinë në çift

“I bie ndonjëherë në qafë kot”- moderatorja shqiptare tregon si i ka punët me xhelozinë në çift
April 14
11:56 2019

Rrjetet sociale me opsionet e tyre tashmë janë bërë intervistat më të mira e më të sinqerta që mund të ndjekim.  Nga rubrika “Pyetjet dhe përgjigjet e Instagramit”, sot kemi shkëputur disa nga rrëfimet e moderatores, Fiori Dardha.

Ajo ka treguar mjaft për marrëdhënien dhe njohjen me bashkëshortin. Si i ka punët me xhelozinë në çift?

“Ato tallazet, krizat, skenat e xhelozisë, dyshimet, pasiguritë, ndarjet dhe ribashkimet i kemi provuar në vitet e para të lidhjes sonë. Vështirësitë e mëdha i kemi kaluar në fillimet tona. Sot jemi një çift i konsoliduar dhe nuk i lëmë shkas për xhelozi njëri-tjetrit. Gjithsesi, unë si njeri i grindur që jam, i bie ndonjëherë në qafë kot!”- ka treguar Fiori.

Epo na duhet ta pranojmë që edhe skenat e xhelozisë (me masë) ndonjëherë janë të dobishme në çift. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje