Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I bëra “like” një fotoje të dikujt që e kishte postuar në 2014 në Instagram, cfarë të bëj?

I bëra “like” një fotoje të dikujt që e kishte postuar në 2014 në Instagram, cfarë të bëj?
October 09
20:33 2018

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë që ndërsa jemi duke “stalkëruar” fotot e dikujt në Instagram,  që na duket interesant ose thjeshtë e kemi inat, të përfundojmë në postimet e viteve më parë. As vetë nuk e kuptojmë se si ndodh që teksa jemi duke parë videot e fundit të “Kiki challenge” të përfundojmë tek foto e familjes së dikujt nga viti 2014 në plazhin e Sarandës. Dhe gati çdo herë që e bëjmë këtë përfundojmë duke i bërë “like” padashje dhe kështu reputacioni jonë si stalker merr dhenë dhe duhet të bëjmë gati valixhet dhe të nisemi për Greqi ku të fillojmë një jetë të re. Do thoni ju, mjafton t’ja heqsh like-un dhe e zgjidh punën por jo, njoftimi atyre i shkon gjithsesi kështuqë nuk kemi shpëtim.

Kështu lind pyetja çafrë të bëjmë në këto raste, a ka zgjidhje që personi, të cilit ishim duke i zbuluar nga jeta detaje që ndoshta dhe ai vetë i ka harruar, mos të mendojë që jemi njerëz të fiksuar. Në fakt ne jemi, po nuk ka pse të dinë të gjithë. Ca nga ju mund t’ja hedhin me një shaka: “Isha duke të bërë stalk dhe gishtat e mi të shëndoshë më tradhëtuan, më fal”, por kjo funksionin vetëm 45% të herëve. Disa prej jush ndoshta nuk kanë cipë fare dhe nuk shqetësohen se çfare mund të mendojë personi tjetër kështu që vazhdojnë paturpësisht aktivitetin e tyre. Për ju që nuk doni t’ju përsëritet më kjo situatë ekzistojnë dy zgjidhje.  Njëra është që pasi të bëni “like-un” e padëshiruar ta çoni menjëherë telefonin në “airplane mode”, ndoshta mund të keni një shans që njoftimi mos të shkojë. Por nëse e keni internetin e mire kjo me shumë mundësi nuk do funksionojë.

Prandaj zgjidhja e vetme është të hapni një adresë fallco. E dimë, ju keni një jetë dhe nuk bëni nga këto gjëra. Epo përderisa keni 15 minuta që shihni fazat e zhvillimit në jetë të një djali, vajza nuk keni një jetë prandaj adresa “fake” ju duhet patjetër. Ndërsa ju çuna nëse nuk keni provuar ndonjëherë të keni një adresë të tillë  me emrin e një vajze keni humbur shumë në jetë kështu që provojeni. Në këtë mënyrë shmangni turpërimin tek të tjerët, bëni një “stalkër-im” të shëndetshëm dhe keni një identitet të dytë. Shumë do preferonin që ky identitet të ishte i një superheroi që lufton padrejtesitë në orët e vona të natës, por dhe një account i dytë që t’ju jap kënaqsinë të kontrolloni kë të doni nuk është keq.

Sigurisht nëse këtë account e përdorni për të bërë keq, pra të shkoni nëpër profilet e njerëzve dhe ti shani po e keqpërdorni dhe po i ulni pikë vetes para zotit të llogarive fallco kështu që nuk jua këshilojmë, madje ju themi të mos e bëni. Jo për gjë po më shumë dëme do i bëni vetes dhe pas pak kohe do ndiheni të palumtur. Por nëse e keni të nevojshme të kontrolloni dikë kjo është zgjidhja. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje