Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Hygerta Sako flet për të bijën: Ana është kritikuesja ime, ironizon fiksimin tim për selfie

Hygerta Sako flet për të bijën: Ana është kritikuesja ime, ironizon fiksimin tim për selfie
June 02
15:29 2019

Hygerta Sako ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në “Thumb”  këtë të shtunë. Gazetarja e njohur e sportit ka folur mbi karrierën e saj televizive prej gati një dekade por edhe për jetën e saj personale.

Hygerta është nënë e një vajze të quajtur Ana, e cila aktualisht është 13 vjeç.

Gazetarja ka treguar se ato kanë një raport mikeshash mes tyre e madje e bija është kritikuesja më e madhe ndaj saj.

“ë kritikon shumë për maninë time për të bërë selfie. Ajo nuk i do fare fotografitë dhe unë ia nxi jetën duke bërë fotografi. Dhe për gjumin në fakt, se unë kur bëj gjumin e drekës nuk dua të pipëtij as miza.

Ishim duke u kthyer në shtëpi një ditë dhe më pyet për këngën “Bad Romance” të Lady Gaga, e ke dëgjuar se ke dëgjuar, çfarë do të thotë po më kërkonte t’i shpjegoja kuptimin. Ja shpjegova kur dy njerëz duhen shumë, dashuria në maksimum, qirinjtë trëndafilat e të tjerë. Të kuptova tha, ti ke romanca tha me selfien dhe me gjumin.”,- ka treguar me humor Hygerta  duke theksuar se ato kanë një lidhje shumë të fortë mes tyre./Blitz.al/

Share