Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Humbi vëllain në aksident, reagon deputetja Blerina Gjylameti: “Më thërrmove zemrën”

Humbi vëllain në aksident, reagon deputetja Blerina Gjylameti: “Më thërrmove zemrën”
October 21
09:41 2019

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në tunelin Tiranë-Elbasan, ku një makinë shpërtheu në flakë pas përplasjes me një maune, e për pasojë humbi jetën një person.

Sikurse raportuan mediat, viktima që u dogj brenda mjetit që u aksidentua është vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

Ai quhet Elton Maçolli, 42 vjeç dhe mësohet se punonte tek Regjimenti i Farkes si pilot helikopteri.

Në një status në “Facebook”, deputetja e PS-së ka reaguar duke i dhënë lamtumirën e fundit vëllait, e duke prekur dhe emocionuar me dhimbjen e saj, jo të paprovuar më parë.

“Më thërrmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët, por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë”- shkruan ajo.

Kjo është tragjedia e dytë në familjen e deputetes socialiste, pasi rreth një vit më parë, në korrik të 2018-tës, ajo humbi të motrën e saj, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë./Blitz.al/

Share