Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Hollywood-i zbarkon në “Zonë e Lirë”: “Daniel Craig” dhe “Jason Statham” në studion e Arian Çanit

Hollywood-i zbarkon në “Zonë e Lirë”: “Daniel Craig” dhe “Jason Statham” në studion e Arian Çanit
October 04
21:46 2019

Të gjithë do të donim që të paktën njëherë në jetë të takonim nga afër yjet e Hollywood-it aktorët që kemi filluar ti duam për shkak të roleve të tyre në filma.

E keni menduar ndonjëherë sikur tê shkëmbeheni në rrugë me James Bond ose me aktorin shumë të njohur të filmave aksion Jason Statham?

Epo sot disa e kanë patur mundësinë ose të themi kështu kanë menduar.

Sot Arian Çani ka patur të ftuar në studio dy personazhe: Jason Statham dhe Daniel Craig. Nëse nuk e besoni ja ku po ja tregojmë me fakte.

Le të themi se shumë prej jush kanë qenë gjithê sy e veshê për të parë këta dy çuna të cilët njihen si dy nga aktorët më të suksesëm dhe më të paguar tê filmave aksion në hollywood. Pyetja që lind natyrshëm është: Wow, a janë vërtetë ata?

Në fakt gjithçka ka qenë një strategji e zgjuar e moderatorit Arian Çani. Dy djemtë që shihni në foto janë sozitë (gati është e pabesueshme ngjashmëria) të dy yjeve të kinematografisë amerikane.

Ngjashmëria është aq e madhe sa duhet një sy i mprehtë për të bërë dallimin nga origjinali. Por në të vërtetë ata janë persona të zakonshëm por që kanë ngjashmëri shumë të madhe me dy aktorët e njohur. Ndaj nëse i ndeshni këto ditë në rrugët e Tiranës nuk do ju “fajësojmë” nëse edhe ju i ngatërroni.

Çani ja doli si gjithnjë të tërhiqte vëmendje duke zbuluar gjatë intervistês gjithashtu se si është të përfitosh nga ngjashmëria me një të famshëm./Blitz.al/

Share