Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hiti i radhës: Artjola Toska në bashkëpunim me katërshen fantastike!

Hiti i radhës: Artjola Toska në bashkëpunim me katërshen fantastike!
May 18
19:13 2019

Vera po vjen dhe të gjithë po kërkojmë për hitet që do na shoqërojnë ditëve të nxehta. Dhe një prej tyre mesa duket u publikua ditën e djeshme: Artjola Toska në bashkëpunim me katërshen fantastike të Magic 4 me “Koka ty ta boni”.

Klipi është xhiruar në qytetin e bukur të Korçës dhe teksti e muzika janë punuar nga Pirro Çako. Që në minutat e para, kënga të bën për vete dhe të ngulitet në kokë. Kimia mes Artjolës dhe grupit shfaqet qartazi dhe mund ta quajmë suksesin e radhës të artistëve të Magic 4, por jo të vetmin.

Më herët, ata kanë publikuar bashkëpunimin me Sabri Fejzullahun, këngën “Aisha Dashnia” e cila numëron më shumë se 1.8 milionë klikime në Youtube.

Nëse doni t’i thoni dikujt:

“Se meriton

ti kët’ dashni

Ma dogje shpirtin

e ma bone shkrumb e hi

…”

ja ku erdhi kënga e duhur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje